Gazeta10

Sveçla pas vizitës me Osmanin në Bërnjak dhe bazat policore në veri: Puna e policëve motiv

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se në vizitat e sotme me presidenten Vjosa Osmani në Kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere, si dhe në Bërnjak e Jasenovik, kanë shprehur mbështetjen për kryerjen e detyrave shtetërore të zyrtarëve policorë.

“Patëm nderin e veçantë që sot të presim në Kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere, presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, e cila ndau dekorata për zyrtarë e njësi policore në shenjë mirënjohje për punën profesionale e me përkushtim në ruajtjen e sovranitetit dhe ofrimin e sigurisë publike në tërë Republikën”.

“Me këtë rast, vizituam edhe zyrtarët policor në Jasenovik dhe Pikën Kufitare në Bërnjak, për të shprehur mbështetjen e të gjithë neve për kryerjen e detyrave të tyre shtetërore. Profesionalizmi, puna dhe përkushtimi i të gjithë zyrtarëve policor por edhe i institucioneve të tjera të sigurisë, janë motiv për të gjithë ne që të punojmë dhe më shumë për të mirën e përgjithshme”, ka shkruar Sveçla./Gazeta10

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur