Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla për bastisjen në veri: Kërcënimet nga Beogradi do të kundërshtohen me ligj dhe rend 

Gazeta10
14 June 2024 - 20:47

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar armatimin që u konfiskua sot në veri të Kosovës.

Sveçla ka publikuar disa fotografi ku shihen eksplozivë, armë dhe municione.

Ai tha se kërcënimet destabilizuese nga Beogradi do të kundërshtohen me ligj dhe rend.

“Sot, më shumë eksplozivë, armë dhe municione u konfiskuan edhe një herë në veri falë forcave tona vigjilente të sigurisë dhe rritjes së bashkëpunimit me qytetarët tanë në veri. Kërcënimet destabilizuese nga Beogradi do të kundërshtohen me ligj dhe rend”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.