Lajme

Sveçla për Urën e Ibrit: S’është çështje e diskutimeve me aleatët a duhet hapur apo jo, por kur është momenti

Gazeta10
29 Shtator 2024 - 9:02

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se qeveria vazhdon t’i ketë planet e njëjta për hapjen e Urës së Ibrit.

Për të parin e MPB-së, për Urën e Ibrit të gjithë kanë qenë në dijeni, dhe se sipas tij vet prezenca e KFOR-it aty tregon se ata e kanë ditur një gjë të tillë.

“Nuk ka ndodhur hapja. Vazhdojmë ti kemi planet për ta hapur. Për Urën të gjithë kanë qenë qenë në dijeni, është edhe vet prezenca e KFOR-it është dëshmitar. Ne kemi marrë të gjitha hapat për hapjen e Urës, është një proces, të gjitha janë transparente”, tha Ministri.
Ministri Sveçla tha se janë duke bashkëbiseduar me aleatët dhe se pjesë e diskutimeve s’është çështja se a duhet hapur apo jo, por kur është momenti për ta bërë një gjë të tillë.

“Jemi duke bashkëbiseduar me aleatët dhe KFOR-inë. Nuk është çështje e diskutimeve a duhet të hapur apo jo, por e momentit se kur duhet të hapet ura”, tha Sveçla në “Kallxo Përnime“.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 Tetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.