Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Tahiri: AAK i del ballëhapur votuesit të Kosovës!

Gazeta10
07 January 2025 - 20:35

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë një punë të mirë gjatë kohës sa ka qenë në opozitë.

Tahiri ka thënë se AAK ka pasur qëndrime për të gjitha çështjet që kanë ndodhur në Kosovë.

“Aleanca i del ballëhapur përpara votuesit të Kosovës”, ka thënë Tahiri në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Tutje, ai ka theksuar se partia e tij është forcuar me ekipin aktual derisa ka thënë se AAK nuk ka qenë asnjëherë më e mobilizuar. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.