Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Gjendja në veri, kritike – kemi ftuar Kurtin në interpelancë

Gazeta10
14 November 2022 - 13:44

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, tha se gjendja në veri është kritike, prandaj edhe kanë thirrur interpelancë.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë, shtoi për kryeministrin është më e rëndësishme të jetë jashtë vendit se sa të merret me interesat e qytetarëve.

Tahiri ka kërkuar edhe vëmendje për Ligjin për buxhetit dhe atë për pagat.

“Për Kosovën është moment kritik për gjendjen në veri. Ne kemi thirrur interpelancë, por agjenda e kryeministrit është më e rëndësishme të jetë jashtë vendit”.

“Mendojmë që tani duhet qasje serioze dhe gjithëpërfshirëse. Synimi i interpelancës është t’i japë një zgjidhje sigurisë në vend”.

“Është temë e rëndësishme edhe buxheti për vitin 2023 dhe shohim se është buxhet pa vizion dhe i pareflektueshëm. Ende nuk e ka sjellë Ligjin e pagave dhe koeficientin”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.