
Xhafer Tahiri, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 9-të shkurtit u shpreh optimist se kjo parti do të dala e para në garën zgjedhore.
25’sshi i LDK-së tha se gjatë tubimeve në terren po gjejnë mbështetje e mikëpritje të mëdhe, raporton Gazeta10.
“Ajo që po e shohim në terren, mbështetja e madhe na bën të besojmë që me 9-të shkurt do të jemi fitues të zgjedhjeve. Kjo jo vetëm për faktin se LDK-ja është një parti historike në Republikën e Kosovës, një parti shtetformuese“, tha Tahiri.
Ai tha se nevojat e qytetarëve janë adresuar në planprogramin e tyre politik.
“Nevojat e qytetarëve janë adresuar në programin politik, i cili po shpaloset nga kryeministri Abdixhiku e që po merr përkrahje në gjithë Kosovën. kemi njq qeveri që nuk ka punuar për qytetarët në këto katër vite dhe qytetarët po e kërkojnë ndryshimin“, shtoi ai. /Gazeta10/