Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri në KiE: S’do ta lejojmë Serbinë që përmes grupit “WAGNER” të na sulmojë, mbështesim dialogun

Gazeta10
25 January 2023 - 17:25

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot ka mbajtur një mbledhje, ku këtë herë të drejtë fjale pati edhe Kosova e cila po pretendon të jetë vendi anëtar i 47-të i KiE-së.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova është e përkushtuar ndaj vlerave të Këshillit të Evropës dhe se nuk do ta lejojnë regjimin serb që përmes ndikimit rus dhe grupit “WAGNER” ta sulmojë vendin.

“Qeveria e Kosovë ka marrë rol legal për t’i parandaluar targat ilegale të lëshuara nga Serbia, si pasojë ata kanë vendosur barrikada, kanë sulmuar KFOR-in, EULEX-in dhe Policinë e Kosovës. Ne e dimë se si është te jesh minoritet dhe nuk frikohemi nga pakicat serbe, por ne nuk do ta lejojmë regjimin serb që përmes ndikimit rus dhe përmes grupit “WAGNER” ta sulmojë vendin. Republika e Kosovës është e përkushtuar ndaj standardeve të Këshillit të Evropës. Ne kemi bashkëpunuar në këtë drejtim edhe pse nuk kemi qenë anëtare. Ne po presim të jemi vendi anëtar i 47-të i KiE-së”, ka thënë Tahiri.

Tutje, Tahiri ka thënë se Qeveria por edhe partitë opozitare e mbështesin dialogun me Serbinë.

“Pse na nevojiten tensione vetëm 40 kilometra larg kryeqytetin tonë?. Ne kemi pasur një luftë të tmerrshme, the falë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndihmës së NATO-s e BE-së kemi arritur fitoren. Ne gjithmonë do të jemi mirënjohës për mbështetjen që na e ofroi BE-ja”, ka thënë Tahiri.

Së fundmi nëpër disa zona të veriut të Mitrovicës janë shfaqur mbishkrime “WAGNER”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.