
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, ka reaguar pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, ku Lumir Abdixhiku siguroi votëbesimin për të vazhduar në krye të LDK-së.
Në lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Adresa” në Kanal 10, Tahiri tha se pas rezultatit nuk do të ketë përçarje brenda partisë, duke theksuar se LDK do të vazhdojë e bashkuar.
“Pa asnjë diskutim nuk ka revansh. LDK do të vazhdojë përpara e bashkuar dhe e fuqishme”, u shpreh Tahiri.