Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës është përbërja

Gazeta10
21 June 2024 - 22:00

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se përbërja është problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Tahiri ka thënë se me këtë model të përbërjes të KPK-së është ka cenohet pavarësia institucionale që i delegohet nga Kushtetuta e Kosovës.

“Në Komisionin për Legjislacion theksova se problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës është përbërja. Me këtë model të përbërjës të KPK-së është ka cenohet pavarësia institucionale që i delegohet nga Kushtetuta e  Kosovës. Kjo përbërje mundëson ndikim të drejtpërdrejtë politik nga qeveria. Thjesht, qëllimi është që vendimmarrja dhe ndikimi politik në vendimmarrje të ndodhë përmes anëtarëve, jo prokurorë”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka paralajmëruar se kjo do të ndalet në Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo do të ndalet në Kushtetuese”, ka thënë Tahiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.