Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tahiri: Pushteti i Kurtit ka ra në një gjendje të mjerueshme, fatkeqësi për vendin

Gazeta10
10 January 2023 - 18:05

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar në një postim në Facebook lidhur me videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, duke e quajtur partinë në pushtet dhe kryeministrin Albin Kurti si një gjendje e mjerimit politik në vend.

Ai ka shkruar se kjo Qeveri duhet të prezantojë rezultate të punës por që sipas tij po prodhojnë vetëm viedo me propagandë, raporton Gazeta10.

”Duhet të jesh në një gjendje fort të mjerueshme politike siç janë sot Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri Albin Kurti, që pas dy vite qeverisje, në vend se të prezantojnë rezultate të punës, të vetmen gjë që kanë prodhuar, janë videot me propagandë ku sulmojnë kundërshtarët politik me akuza e kundër akuza. Kjo është simptomë se pushteti i Kurtit ka ra në një gjendje të mjerueshme, dëshpëruese dhe të pashpresë. Mjerim për ta, e fatkeqësi për vendin”, ka shkruar Tahiri.

Pak më parë VV-ja publikoj një video-mesazh ku thumbonte partitë opozitare./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.