Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tahiri: Shtimi i prezencës së EULEX-it rrezikon ta kthej veriun në protektorat

Gazeta10
09 November 2022 - 13:15

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar shpjegime nga Qeveria e Kosovës për shtimin e prezencës së EULEX-it në veri të vendit, raporton Gazeta10.

Edita Tahiri thotë se Qeveria duhet të tregoj se a u është kërkuar leje për shtimin e pjesëtarëve të EULEX-it sepse  kjo mund ta kthej veriun e vendit në protektorat.

“Shtimi i prezencës se Eulex-it ne veri i shërben qetësisë dhe sigurisë, mirëpo, kjo rrezikon ta kthej ne protektorat veriun, të cilën e synon Serbia. Qeveria duhet të jap shpjegime si u rrit prezenca e Eulexit në veri, a u kërkua leje nga qeveria, apo ndoshta kjo qeveri kaq lehtë dorëzon sovranitetin në veri të cilin e arritëm më shumë mund përmes dialogut të Brukselit”, ka shkruar Tahiri.

Ish-kryenegociatorja, ka krahasuar mënyrën e menaxhimit të pjesës veriore nga qeveritë e kaluar dhe ajo aktuale duke thënë se qeveritë e kaluara i kanë vendosur institucionet në atë pjesë.

“Ne qeveritë e kaluara e shtrijmë sovranitetin në veri, vendosem policinë shtetërore në veri dhe kufirin verior, vendosem institucionet e drejtësisë dhe te tjera, ndërsa i shuam strukturat paralele serbe. Është urgjente të mbrohet veriu dhe t’i rikthehet sovraniteti shtetit te Kosovës ne veri”, ka shkruar ajo.

Gjatë ditës së sotme u raportua se edhe 23 pjesëtarë të EULEX-it kanë arritur për të vazhduar misionin e tyre në Kosovë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.