Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se sovraniteti në veri nuk po mbahet nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri Xhelal Sveçla, por ka thënë se atë po e ruan Policia e Kosovës.
“Sovranitetin nuk është ka e mban as Albin Kurti e as Xhelal Sveçla tu u sill poshtë e përpjetë, por po e mban Policia e Kosovës”, ka thënë Tahiri në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Tahiri ka thënë se se sovraniteti në veri është reduktuar në tri adresa gjatë qeverisjes Kurti.
“Çfarë shërbime jepen në Komunën e Leposaviqit? Unë po flas për shërbime bazike. Sovraniteti është reduktu në oborrin e një komune”, ka thënë Tahiri në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/