Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Takimi me Gjuriq, Spahiu thotë se duhet konsideruar sukses për Kosovën

Gazeta10
20 May 2025 - 18:43

Tri ditë më parë, analisti politik, Nexhmedin Spahiu takoi ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq në Beograd.

Përmes fotografive të postuara në rrjete sociale, ky takim shkaktoi reagime të shumta.

Se për çfarë e si ishte takuar Spahiu me  Gjuriq, tregoi vet ai në emisionin “Gazeta” të Kanal10.

Sipas tij, ky takim edhe mund të konsiderohet sukses për Kosovën.

Në kohën e duhur kam bërë atë që duhet me bë për Kosovën, ky është shpjegimi. Koosva duhet me marr njohje ndërkombëtare, duhet me u njoft nga Serbia sepse 75 njohje varen krejt prej Serbisë. Është sukses, kur ministri i jashtëm pranon intelektual nga Kosova“, tha ai.

“Takimi u bë në cilësi joformale, mirëpo pas meje janë veprat e mia”, shtoi tutje ai. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.