Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të dielën mbahet “Darka e Lamës”

Gazeta10
14 October 2022 - 19:30

Raporti: Egzona Shala/Kanal10

Dita e Falënderimeve apo siç njihet ndryshe “Darka e Lamës” do të organizohet këtë të diele në Kishën Protestante në Prishtinë. Pastori i kishës thotë se qëllimi i këtij aktiviteti është falënderimi për të mirat dhe begatitë e këtij viti, shkruan Kanal10.

Çdo kalimtar mund të merr falas mollë e rrush, që janë vendosur në oborrin e Kishës Protestante në Prishtinë.

E kjo simbolik shënon edhe ardhjen e ditës së falënderimeve që ndryshe njihet si “Darka e Lamës”

Për këtë ditë që do të mbahet më 16 tetor, tani më kanë filluar përgatitjet në oborrin e kishës.

Edhe qytetarë të ndryshëm e pasurojnë sofrën me ushqime që sjellin nga shtëpitë e tyre.

Pastori Artur Krasniqi thotë se është ndjenjë e mirë kur sheh qytetarë të feve të ndryshme që mblidhen rreth sofrës për të shprehur falënderime.

Administratorja e kishës, Leonora Kurti thotë se qëllimi dhe mesazhi i këtij aktiviteti tradicional është mirënjohja dhe falënderimi për të mirat dhe begatitë.

“Darka e Lamës” do të mbahet të dielën, nga ora 11:00  në objektin e Kishës Protestante në Prishtinë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.