
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pakënaqësitë e tyre ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, duke akuzuar këtë të fundit se ‘’po tenton ta përmbysë Ferizajn’’.
Në postimin e bërë nga kjo parti janë vazhduar kritikat në drejtim të qeverisë duke thënë se këta të fundit, në buxhetin e fundit nuk kanë ndarë asnjë centë për projektet e reja kapitale për Ferizajn.
Postimi i plotë:
Ministër a po na sjellë anije? ⛵️
Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn.
Ministër ku është peshku?
Këtë të shtunë e nisa me RDK-në në Ferizaj, bashkë dolëm për të peshkuar në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës udhëhequr nga Liburn Aliu qe disa vite me radhë po na bënë dhuratë liqenin në arterien kryesore të qytetit. Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo.
Në buxhetin për vitin 2024, qeveria Kurti nuk ka ndarë asnje cent për projekte të reja kapitale për Ferizajn.
9 deputetë të VV-së nga Ferizaj iu thanë jo të gjitha propozimeve të deputetëve ferizajas nga PDK-ja për qytetin tonë.
A po jetojnë në Ferizaj ministri Hekuran Murati e nëntë deputetët e tjerë.