Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të hënën Këshilli i Prindërve i “Faik Konicës” proteston ndaj grevës në arsim

Gazeta10
25 Shtator 2022 - 22:15

Të hënën më 26 shtator, nga ora 12:00, Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do të protestojë në shenjë pakënaqësie ndaj mos fillimit të procesit mësimor.

Protesta do të jetë një orëshe dhe do të mbahet në oborrin e shkollës, thuhet në njoftim.

SBASHK-u sot ka bërë të ditur se greva e nisur më 25 gusht, do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, për shkak të mos realizimit të kërkesave për 100 euro shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.