Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të shtëna armësh në Prishtinë, flasin nga policia 

Gazeta10
04 March 2024 - 23:23

Pak më parë u raportua për të shtëna armësh në Prishtinë, shkruan Gazeta10. 

Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës për Gazeta10 të cilët bën të ditur se nuk raportohet për të lënduar.

Njoftimi nga Policia; 

Sot rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë  dy lokacione afër rrugës Bedri Shala në Prishtinë. 

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. 

Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar. 

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave  të dyshuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.