Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Tensionet e fundit, fiilon protesta e serbëve në sheshin Car Lazar

Gazeta10
06 November 2022 - 12:27

Ka filluar protesta e serbëve në sheshin Car Lazar në Mitrovicën e Veriut, raporton Gazeta10.

Protesta ka filluar me intonimin e himnit serb dhe tani janë duke folur disa profesor të universitetit atje.

Kjo protest po vjen pasi dje pasdite Lista Serbe ka njoftuar për tërheqjen nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës.

Në këtë protestë serbët pritet t’i paraqesin tri kërkesa të tyre, që janë pezullimi i vendimit për targat, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe caktimin e një komandanti serb të policisë rajonale në veri. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.