Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tensionet SHBA–Iran–Izrael mund të shtrenjtojnë jetesën, paralajmëron profesori Shkumbin Misini

Gazeta10
09 March 2026 - 19:01

Rritja e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Iran dhe Izrael ka nisur të japë sinjale për luhatje dhe shtrenjtim në tregjet ndërkombëtare. Sipas profesorit të ekonomisë Shkumbin Misini, pasojat ekonomike pritet të ndihen edhe në Kosovë.

Misini thekson se përshkallëzimi i konfliktit mund të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të shumë produkteve dhe shërbimeve.

“Çdo gjë do të shtrenjtohet, duke filluar prej biletave të udhëtimit rrugor dhe ajror. Edhe Kosova do të preket shumë, sepse është vendi me të ardhura më të ulëta në Evropë. Rritet kostoja e jetesës, që do të thotë se rriten edhe shpenzimet,” deklaroi ai për media.

Sipas tij, ekonomitë e vogla si ajo e Kosovës, janë më të ndjeshme ndaj krizave ndërkombëtare. Çdo rritje e çmimeve në tregjet globale, veçanërisht të energjisë dhe transportit, reflektohet shpejt në çmimet e produkteve në vend.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.