Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tentimvrasja e trefishtë në Pejë, vdes babai Jeton Berisha

Gazeta10
07 June 2024 - 12:38

Sot ka ndërruar jetë Jeton Berisha, njëri nga tre viktimat e tentimvrasjes së para disa javësh në Pejë.

lg.php.gif

Këtë për Gazeta10 e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

“Është lëshuar urdhëri per obdukimin e viktimës nga Prokurori i shtetit”, ka thënë Nikçi.

Kujtojmë se tre persona u patën plagosë me 22 maj në qendër të Pejës, pas një mosmarrëveshje.

Të plagosur kishin mbetur Jeton Berisha i cili ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe dy djemtë e tij Jetnisi dhe Jetarti.

I dyshuar për këtë rast është Agron Gashi, të cilit Gjykata Themelore e Pejës, më 24 maj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.