
Lista Serbe përmes 10 deputetëve të saj ka dorëzuar mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës dhe tani është publikuar lista e deputetëve që janë në radhë për një zëvendësim potencial të tyre, raporton Gazeta10.
Si subjekt në zgjedhjet e 14 shkurtit Lista Serbe ka garuar me 20 kandidatë, më poshtë keni kandidatët me të kuqe që kanë lëshuar vendet e tyre si dhe kandidatët me të gjelbërt që mund t’i zëvendësojnë të parët.
Kujtojmë se Lista Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës pasditen e së shtunës pasi Qeveria e Kosovës ka suspenduar komandatin e policisë rajonale në veri, Nenad Gjuriq. / Gazeta10
