Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tërmet me magnitudë 4.8 ballë në veri të Italisë

Gazeta10
07 Shkurt 2025 - 23:19

Një tërmet me magnitudë 4.8 ka ndodhur pasditen e sotme në rajonin e Ishujve Aeolian, në veri të Siçilisë.

Tërmeti u regjistrua në një distancë  të vogël nga ishujt Alicudi dhe Filicudi dhe thellësia fokale e tij llogaritet në 17 kilometra. Sipas autoriteteve, janë regjistruar edhe katër pasgoditje më të dobëta.

Tërmeti është ndjerë edhe në Palermo të Siçilisë. Shumë banorë të Aeolias dolën në rrugë, por sipas autoriteteve deri më tani nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Mars 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.