
Bayern Munich po përgatitet për një merkato të madhe në verën e ardhshme.
Alphonso Davies, njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit gjerman pritet të largohet si transfer i lirë pasi i përfundon edhe kontrata.
Drejtuesit e kampionit të Gjermanisë kanë filluar punën për të gjetur pasuesin e mbrojtësit kanadez.
Sipas raportimeve të fundit, Bayern Munich ka filluar kontaktet e para me agjentët e Theo Hernandez për një transferimin të mundshëm në “Allianz Arena”.
Theo Herandez është njëri nga lojtarët më të vlerësuar në pozitën e tij dhe ai është aktualisht pjesë e Milanit, ekip me të cilin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.
Mbrojtësi francez këtë edicion me Milanin është paraqitje në pesë ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka arritur të realizojë një gol.
26-vjeçari erdhi te Milani në vitin 2019 nga Real Madridi, për shumën e 22 milionë eurove.
Bayerni është i gatshëm të ofrojë rreth 80 milionë euro për transferimin e mbrojtësit të majtë.