Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Theret me thikë një 23-vjeçar në Ferizaj

Gazeta10
25 January 2025 - 21:56

Një 23-vjeçar është therur mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj.

Rastin për Gazeta10 e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli tha se nga hetimet fillestare, rrethanat se pse ka ardhur deri te akti, janë ende të paqarta. Sakaq i plagosuri është transferuar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Ju njoftojmë se më 25.01.2025, rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë se në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj ka ndodhur një rast therjeje me thikë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat dhe hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, ndërsa më pas janë angazhuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë. Nga hetimet fillestare është konstatuar se, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur i lënduar një person, mashkull, rreth 23 vjeç. Viktima është dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është transportuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm”, tha Veseli.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.