Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Thierry Henry me këshillë drejtuar Arsenalit: Nuk mund ta fitosh titullin me emocione

Gazeta10
20 Prill 2023 - 17:18

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry i ka dhënë Arsenalit disa këshilla pasi gara për titull u rikthye në favor të Manchester Cityt.

Shpresat e Arsenalit për titull kanë filluar të zbehen pasi “Gunners” janë pa fitore në 2 xhirot e fundit në Premier League pas barazimit ndaj Liverpool dhe West Ham.

Henry beson se skuadra është bërë shumë emocionale në javët e fundit dhe duhet të qëndrojnë të qetë në rast se dëshirojnë të rivalizojnë Manchester Cityn në garën për titull.

 “Nga pikëpamja e Arsenalit, që nga fillimi i sezonit, unë kam thënë se nuk mund të fitosh një titull me emocione. Ju mund të fitoni një kupë, Ligën e Kampionëve, ndoshta edhe Kupën e Botës. Por përgjatë 38 ndeshjeve, ju nuk mund të keni kaq shumë emocione, dhe kohëve të fundit ne kemi qenë shumë emocional.”, tha ai për CBS Sports.

“Ju mund ta ndjeni se emocionet po vijnë, por mos u emociononi. Ka një dallim. Qëndroni të qetë. Ne ende jemi para Cityt, por une jam duke thënë se ata duhet të heqin qafe pjesën emocionale të ndeshjes dhe të fokusohen në atë që duhet ta bëjnë. Ne jemi ende përpara.”, përfundoi Henry.

Rezultatet e fundit kanë bërë që Manchester City të marrë iniciativën në garën për titull. Skuadra e Pep Guardiolës janë vetëm 4 pikë prapa Arsenalit, me një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe do të mirëpresin në “Etihad” ekipin e Mikel Artetas të mërkurën e 26 prillit.

Gunners vazhdojnë  garën për titullin e Premier Leagues të premten ku ata do të jenë nikoqir i ekipit të Southamptonit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.