
Është thyer dhe demoluar dhunshëm nga persona të panjohur, zyra e ish-kandidatit për kryetar të Istogut, nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha.
Ngjarja ka ndodhur sot, përderisa rasti po hetohet.

Ndërkohë, ende nuk ka informacione zyrtare për të dyshuar.
Në Policinë E Kosovës kanë thënë se nuk kanë informata për rastin.
Ende nuk ka një reagim nga AAK e as nga deputeti Berisha për rastin në fjalë.
