
Një tragjedi ka ndodhur në rrugët e Napolit gjatë festës së titullit kampion, ku një 26-vjeçar mbeti i vdekur pas të shtënave me armë.
Personi i plagosur u dërgua në spitalin “Cardarelli”, ku iu nënshtrua një intervenimi urgjent, por fatkeqësisht nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Mijëra tifozë të Napolit dolën në rrugë të enjten për të festuar titullin e parë kampion që nga ditët e Diego Maradonës.
Kishte shumë lëndime atë natë, ku raportohet se 203 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Katër prej këtyre personave ishin qëlluar nga plumbat, ndërkohë disa të tjerë ishin plagosur me thikë.
Një vajzë e moshës 20 vjeçe u dërgua me shpejtësi në spital për shkak të një lëndimi në kokë që ia rrezikoi jetën, pasi u godit nga një makinë gjatë festës me miqtë e saj.