Gazeta10

“Tmerr i tmerrit” – “E frikshme”, Doarsa Kica e ndërlidh rastin në IML me intervistimin e Albulena Haxhiut

“Tmerr i tmerrit” e ka quajtur deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili atë që ka ndodhur sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, ajo e ka ndërlidhur zjarrin aty me intervistimin e Albulena Haxhiut për rastin Dehari.

“PASI që ato dëshmi u vodhën e u kthyen, BRENDA mandatit të KËSAJ qeverie.

PASI që pas shumë vitesh që Haxhiu pretendonte se kush janë fajtorët, tani del si njeriu më i papërgjegjshëm i fjalës publike e pozitës së saj e deklaron se “PO TA DIJA KUSH, do ta thoja para shumë vitesh”. Tash iu kujtua, domethënë, që nuk e di? Çka ndodhi Ministre? Amnezi?

Kjo është e FRIKSHME. Kjo ngrit dyshime e frikë të një përfshirjeje tejet të rrezikshme të pushtetit në këtë rast”, ka shkruar ai, raporton gazeta10.

Postimi i plotë i Kica Xhelilit:

TMERR I TMERRIT

NJË DITË pas dhënies së dëshmisë së Ministres Haxhiu në Prokurori lidhur me rastin e të ndjerit Astrit Dehari, digjet Instituti i Mjekësisë Ligjore ku qëndrojnë (apo qëndronin) DËSHMITË e këtij rasti.

Dhe kjo:

PASI që ato dëshmi u vodhën e u kthyen, BRENDA mandatit të KËSAJ qeverie.

PASI që pas shumë vitesh që Haxhiu pretendonte se kush janë fajtorët, tani del si njeriu më i papërgjegjshëm i fjalës publike e pozitës së saj e deklaron se “PO TA DIJA KUSH, do ta thoja para shumë vitesh”. Tash iu kujtua, domethënë, që nuk e di? Çka ndodhi Ministre? Amnezi?

Kjo është e FRIKSHME. Kjo ngrit dyshime e frikë të një përfshirjeje tejet të rrezikshme të pushtetit në këtë rast.

Kjo që ndodhi është thënë më së buti KATASTROFË. Nuk di e nuk mund të kujtoj asgjë më skandaloze se një keqmenaxhim të tillë të Institutit që RIKUJTOJMË: OPERON në kuadër të MINISTRISË SË DREJTËSISË dhe operon me USHTRUES DETYRE qe sa kohë.

KY ALARM nuk guxon të ndalet.

Kjo nuk është KOSOVË e demokracisë e sigurisë. Kjo Kosovë ndjell pasiguri të skajshme.

NË FOKUS

safete
E keni menduar me të re, ja sa vjet po i bën sot Safete Mustafa!
saraa
Pas ndarjes nga Ledri, Sara “lazdrohet” duke u shfaqur në Instagram komplet e zhveshur
azemio
A po lind çifti i parë në BBVK? Përqafime e puthje mes Albës dhe Azemit
alba-vukaj-69555
Del fotoja, kështu dukej Alba e BBVK2 para ndërhyrjeve estetike (FOTO)
vesa
Pas largimit nga 'BBVK', nuk do të besoni ku ka përfunduar Vesa
SUHAREKE-600x360-1
Deklarohet prokurorja: Të arrestuarit i ndihmuan 4 të dyshuarit ta përgatisin grabitjen në Suharekë
nexhmedin
Nexhmedin Spahiu: Ishalla s’çmenden televizionet me e shfaq sërish filmin “Nëntori i dytë”
argjendariir
Njoftim i ri nga Policia e Kosovës për grabitjen e armatosur në Suharekë