
Analisti Faton Topalli në Speciale në Kanal10 ka diskutuar lidhur me takimin e sotëm mes Kurtit e Vuçiq.
Sipas tij në takimet në Bruksel për Kosovën dhe Serbinë po bëhen diskutime vetëm zgjidhje të përkohshme dhe jo afatgjata.
Sipas Topallit, zgjidhje do të ishte shëmbimi i territoreve e zgjidhje e problemit të shqiptarëve në Luginë.
“Zgjidhja do të ishte shkëmbimi i territoreve, zgjidhje e problemit të shqiptarëve në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc.”
Ndër të tjera Topalli tha se çështja e Asociacionit është zgjidhje e përkohshme derisa shtoj se serbët e veriut nuk kanë interes të jetojnë në Kosovë.
“Puna e asociacionit mund të jetë zgjidhje e përkohshme por jo përfundimtare. Ajo që dihet saktësisht dhe që po harrohet është se serbët e veriut nuk është se kanë ndonjë interest politik të jetojnë në Kosovë, pra nuk kanë fare vullnet politik të jenë pjesë e Republikës së Kosovës”, përfundoi Topalli.