
Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një ngjarje e rëndë që ka prekur zemrat e gjithë shqiptarëve.
39-vjeçarja dyshohet se kërceu në lum duke sakrifikuar vetën dhe tre fëmijët e saj. E gjithë kjo ka ardhur pas dyshimeve të Almës se burri i saj po e tradhtonte me një femër tjetër.
Mësohet se me datën 2 maj Alma ka dalë nga shtëpia bashkë me tre fëmijët e vegjël, dy vajzat 9 dhe 6 vjeçe, dhe djalin 3 vjeç, raporton gazeta10 .
Po këtë ditë ajo për herë të fundit ishte parë duke pirë kafe në një lokal në Shkodër, afër urës së Bunës.
Gazetarja e Kanal10 ka qëndruar në vendin e ngjarjes dhe ka sjell detaje tronditëse rreth këtij rasti tragjik.
Kronikën e plotë rreth kësaj ngjarje tragjike e gjeni me poshtë: