Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Trajkoviq: Nuk ka stabilizim në veri pa kthimin e serbëve në Polici dhe formimin e Asociacionit

Gazeta10
26 December 2022 - 11:08

Politikania serbe, Rada Trajkoviq përmes një postimi në Twitter ka reaguar lidhur me tensionet në veri ku ka thënë se nuk ka stabilizim të veriut pa kthimin e serbëve në Polici të Kosovës.

Trajkoviq ka thënë se dy prioritet duhet të jenë që të kthehet normaliteti; ata të kthehen në Polici dhe të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe.

“Nuk ka stabilizim të veriut pa kthimin e serbëve vendas në radhët Policisë së Kosovës. Kjo është e qartë, dhe kushdo që e mohon nuk ua uron serbëve në veri. Dy nga prioritetet tuaja: kthehuni në PK dhe gjeni urgjentisht një kompromis ose ZSO (po rekomandimi i DAS Escobar). Alternativa është një konflikt që do të na kushtojë shumë të gjithëve.”, ka shkruar Trajkoviq.

Trajkoviq vazhdimisht po merr kërcënime nga serbët dhe po ndalet në kufi, për shkak të emërimit të saj si këshilltare e ministrit aktual serb në Qeverinë Kurti pas largimit nga institucionet të serbëve të tjerë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.