Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trajtimi i komunitetit serb në Veri, flet Avokati i Popullit

Gazeta10
16 June 2025 - 23:36

Naim Qelaj,  Avokati i Popullit i ftuar në emisionin “Adresa”, mes tjerash foli edhe për gjendjen e komunitetit serb në komunat veriore të vendit, pas zhvillimeve të viteve të fundit atje.

Qelaj u shpreh pro veprimeve të autoriteteve në vend, mirëpo pa i cenuar të drejtat ekzistuese mbi komunitetin atje.

Në situatat e tilla ku ka më pak përfaqësim institucional siç janë serbët në katër komunat e veriut, për shkak të asaj që ndodhi me bojkotin, pati zgjedhje lokale në mënyrë të ligjshme, por jo në nivelin e duhur të demokracisë. Largimi nga policia, siguria ka bë që qytetarët nga katër komunat e veriut me qenë të nënpërfaqësuar, dhe besoj që ky është problemi më i madh. Në anën tjetër, veprimet që ndërmerren me qëllimë të sigurisë së vet qytetarëve në atë pjesë, i konsideroj veprime të ligjshme të autoriteteve publike, por që duhet pasur parasysh standartin e të drejtave që ata i kanë“, deklaroi ai.

Më shumë detaje:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.