Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trupat ukrainase do të stërviten në ShBA për sisteme raketore

Gazeta10
11 Janar 2023 - 8:04

Rreth 100 trupa të Ukrainës do të shkojnë në Shtetet e Bashkuara te Amerikës javën e ardhshme për të filluar stërvitjen për sistemin raketor të mbrojtjes, Patriot, transmeton Gazeta10.

Kjo do të forcojë Kievin dhe do të shtohet mbrojtja kundër sulmeve të vazhdueshme raketore të Rusisë.

Ukraina ka kërkuar nga ShBA-ja për muaj të tërë që të ketë mbështetje nëpërmjet sistemit raketor, Patriot. Aty përfshihen furnizimi me avionë, raketa lundrimi dhe raketa balistike me rreze më të shkurtë.

Gjatë vizitës së tij në fund të dhjetorit në ShBA, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Patriot do të forconte Ukrainën kundër pushtimit të Rusisë.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Pentagonit, gjenerali Pat Ryder, tha se ushtrimet do të bëhen në Fort Sill në shtetin e Oklahomas.

“Trajnimi i ushtarëve normalisht mund të zgjasë disa muaj, por sa më gjatë që ato trupa do të jenë jashtë linjës, ata nuk janë të angazhuar në luftime”, tha Ryder, shkruan AlJazeera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.