
Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja në Shkodër, ku Aleksandër Koçeku, u gjet i vdekur brenda makinës dhe sipas Policisë, dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.
Abcnews raporton se viktima ka qenë nën hetim për vrasjen e të riut Pavlin Preka me 27 shkurt 2025.
Pas vrasjes së 20- vjeçarit në derën e shtëpisë së tij në Guci të Re, policia e Shkodrës njoftoi arrestimin e Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj, ndërsa vendosi nën hetim Aleksandër Koçeku.
Nuk dihet nëse kjo ngjarja ka lidhje me rastin e shkurtit të 2025, por Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë