Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ura e Ibrit/ Ambasadori Italian De Riu: Asnjëherë s’kemi thënë që ajo të qëndrojë mbyllur!

Gazeta10
24 September 2024 - 22:24

Paralajmërimi i Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës mbi lumin Ibër kishte rritur tensionet me Bashkimin Evropain.

Sipas BE-së, për hapjen e kësaj ure për qarkullimin e automjeteve duhet ë vendoset në tavolinën e bisedimeve në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Për hapjen e kësaj ure, në një intervistë në emisionin ‘Politiko’ ka folur edhe ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk e kanë mbështetur idenë që ura mbi lumin Ibër duhet të vazhdoj të jetë e mbyllur për automjete.

“Ne asnjëherë nuk e kemi mbështetur idenë që ura duhet të vazhdoj të jetë e mbyllur për trafikun automobilistik. Sepse ura është e hapur për të kaluar. Unë kam qenë disa herë edhe në veri të Mitrovicës dhe kam parë që ka serbë nga veriu që e kalojnë atë urë dhe dalin në jug për të bërë pazar për të blerë gjera ashtu siç ndodh edhe e kundërta, ku shqiptarët nga jugu shkojnë në veri të Mitrovicës, pra nuk është një problem i mbylljes i tipit të Murit të Berlinit. Është thjeshtë mbyllje për trafikun automoblisitik”, ka thënë De Riu. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
23 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.