
Ka nisur sot testimi i qëndrueshmërisë së Urës së Ibrit që ndan Mitrovicën jugore nga ajo veriore.
E gjithë kjo po bëhet nën masa të përcjelljes nga policia, meqë kjo urë është paraparë për hapje qarkullimi nga qeveria e vendit.
E gjithë situata po vëzhgohet edhe nga misioni paqeruajtës i KFOR-it, raporton gazeta10.
Me përpjekën e qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit nuk po pajtohen disa qytetarë serbë, të cilët e kanë kundërshtuar këtë paralajmërim përmes protestave.
Deri me tani raportohet se situata është e qetë dhe testimi i urës po kalon pa asnjë problem.
Gazeta10 ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes derisa kamionët e peshave të rënda kanë nisur testimin e qëndrueshmërinë së Urës së Ibrit. /Gazeta10/