Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ushtarak nga Kosova dhe Shqipëria bënë homazhe në Prekaz

Gazeta10
07 March 2023 - 14:02

Në nderim të 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” delegacioni nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), të shoqëruar nga delegacioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës bënë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe u takuan me përfaqësuesin e familjes Jashari, Bacën Rifat.

Delegacioni i FARSH-së i cili është duke qëndruar për vizitë në Kosovë drejtohet nga gjeneral brigade Ilir Xhepexhia i shoqëruar nga gjeneral brigade Sefer Isufi dhe oficerë të lartë të FARSH-së, FSK-së dhe dy ekipeve të futbollit të cilët do të luajnë lojë miqësore në kuadër të manifestimit të “Epopesë së UÇK-së”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.