Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrollojnë në kufi me Serbinë

Gazeta10
23 December 2023 - 15:36

KFOR-i ka publikuar një njoftim, përmes sëcilit tregon se ushtarët amerikan të KFOR-it kanë patrulluar në afërsi të Leposaviqit, që gjendet në kufi me Serbinë.

Në postimin e KFOR-it thuhet se ata mbesin të fokusuar për zbatimin e mandatit, duke ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, shkruan Reporteri.

“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Lindje (RC-E) kryen një patrullë sigurie në afërsi të Leposaviqit.

KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.” – shkruhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.