Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ushtarët britanikë do të qëndrojnë në Kosovë edhe për së paku tre vjet

Gazeta10
23 May 2023 - 17:35

Ushtarëve të Mbretërisë së Bashkuar që veprojnë në kuadër të misionit KFOR në Kosovë u është vazhduar mandati edhe për tri vjet.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, pas takimit që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Mbretëria e Bashkuar do ta vazhdojë prezencën e saj në KFOR edhe për tri vjet tjera. Është shenjë se sa të përkushtuar jemi për sigurinë tuaj, sovranitetin e lirinë tuaj”, ka thënë Heappey.

Heappey ka treguar se në takim kanë biseduar për çështjen e sigurisë në Kosovë ndër të tjera.

Ai ka thënë se është i vetëdijshëm se ka sfida sa i përket sigurisë, por që janë të angazhuar për të gjetur një zgjidhje për to.

Aktualisht në kuadër të misionit të KFOR-it, janë 41 ushtarë britanikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.