Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ushtroi dhunë ndaj familjes dhe ua shkatërroi veturën, arrestohet qytetari në Prizren

Gazeta10
14 April 2024 - 10:01

Një person në Prizren është arrestuar nga policia atje pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve të tij.

Krahas kësaj, i dyshuari poashtu ka dëmtuar e demoluar edhe veturën e familjes.

Ai është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Prizren / 13.04.2024 – 17:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve të tij, dhe po ashtu ka dëmtuar e demoluar edhe makinën e familjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.