Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vazhdojnë protestat e serbëve në Graçanicë për të tretën ditë

Gazeta10
23 June 2023 - 12:16

Dhjetar qytetarë kanë filluar të grumbullohen në Graçanicë në protestë, përmes së cilës po kundërshtohet arrestimi i Dragisha Milenkoviq nga autoritetet e Kosovës.

Policia e Kosovës ka paralajmëruar se rruga Prishtinë-Gjilan do të jetë e blloluar për qarkullimin e veturave deri në përfundim të protestës.

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim se rruga kryesore do të jetë e bllokuar për shkak të protestës.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqaniçë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqaniçë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”.

Kujtojmë se sot është dita e tretë që po zhvillohet kjo protestë në Graçanicë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.