Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vazhdojnë takimet me Opozitën sot në ora 16 – Lajçak dhe Escobar nikoqir

Gazeta10
23 August 2022 - 23:01

Një tjetër takim i përbashkët i liderëve kosovarë të opozitës do të mbahet neser me përfaqësues ndërkombëtarë. Por këtë herë, Memli Krasniqi i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së janë të ftuarit e përfaqësuest evropian në dialog, Miroslav Lajçak.

Gazeta 10 merr vesh se në këtë takim, kryetarët e partive politike do të shoqërohen edhe nga një përfaqësues partiak, ndërsa i pranishëm në takim do të jetë edhe i dërguari amerikan, Gabriel Escobar e ambasadori Hovenier.

Sipas burimeve të Gazeta 10, takimi do të ndodhë në zyrat e BE-së në Prishtinë, në ora 16:00.

Sot pasdite, në rezidencën e ambasadorit amerikan, ku ishte i pranishëm edhe Escobar, janë pritur kryetarët e tri partive opozitare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.