
Festat e fundvitit kanë bërë që fluks i madh i automjeteve të bashkatdhetarëve të vërehet në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë kryesisht në Merdar dhe tek Dheu i Bardhë, raporton Gazeta10.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, aktualisht këtë mëngjes bashkatdhetarët në pikën kufitare në Merdar po presin deri në 1 orë e 20 minuta për të hyrë në Kosovë, kjo pasi që kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare është 900 metra.
Pritje të më të vogla janë tej Dheu i Bardhë, deri në gjysmë ore ku edhe kolona e automjeteve është 150 metra.
Kolona të gjatë të automjeteve ka edhe në pikat tjera kufitare Muçibabë dhe Mutivodë, ku pritjet janë nga 10 deri në 30 minuta, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 100 metra.
Ndërsa dy pikat kufitare të tjera me Serbinë në veri të vendit, në Jarinjë dhe Bërnjak, po vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, si pasojë e barrikadave të vendosura nga serbët në rrugët që të dërgojnë në këto dy pikë kalime./Gazeta10
