Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Vazhdon me aparaturë të frymëmarrjes”, QKUK jep detaje për 23-vjeçaren që u lëndua nga rënia e çatisë së Komunës së Prishtinës

Gazeta10
29 January 2024 - 13:32

23 vjeçarja e cila pësoi lëndime të rënda si shkak i rënies së kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës ende po vazhdon të marrë trajtim në Mjekimin Intensiv në QKUK.

Shefi i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka ka thënë për Gazeta10 se gjendja e pacientes është stabile, ndonëse vazhdon të jetë me aparaturë mjekësore.

“Pacientja vazhdon edhe më tutje të marrë tretmanin mjekësor në mjekimin intensiv. Sa i perket parametrave vital, prezantohet të jetë stabile përkundër që lëndimet janë të rënda. Ajo vazhdon të jetë me aparaturë mjekësore”, ka thënë Uka. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.