
Pronari i fabrikës së ujit, “Juniku” në këtë qytet, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.
Lajmin e vdekjes së çiftit e ka konfirmuar për gazeta10 edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Rreth kësaj ngjarje tragjike ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, raporton gazeta10.
Ai ka ngushëlluar familjaret Tofaj dhe Maloku për këtë vdekje tragjike.
“Me dhimbje të thellë e pranuam sot lajmin tragjik për humbjen e parakohshme të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij Fatlinda Maloku Tofaj.
Ngushëllime familjes Tofaj dhe familjes Maloku për humbjen e papritur të më të dashurve të tyre.
Micin dhe Fatlindën, Juniku do t’i kujtoj përgjithmonë si familje shembullore, mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas të cilët kanë kontribuar aq shumë për Komunën e Junikut”, ka shkruar Shehu. /Gazeta10/
