
Mbrëmë një burrë në Fushë Kosovë ka ndërruar jetë, teksa vdekja e tij po cilësohet si e dyshimtë, raporton Gazeta10.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima pas i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore ka marrë tretman mjekësor në QKMF në Fushë Kosovë dhe më pas ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion teksa rasti është duke u hetuar.
Rr.Nëna Terezë, Fushë Kosovë, 16.09.2022 – 22:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar pasi i është keqësuar gjendja shëndetësore, ka marrë tretman mjekësor nga QKMF në Fushë Kosovë dhe më pas ka ndrruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar./Gazeta10