
Një person është gjetur i shtrirë në rrugë në Gjilan gjatë ditës së djeshme, më pas nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.
Sipas raportit policorë me urdhër t prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion si dhe rasti po hetohet.
“Gjilan 08.08.2023 – 15:53. Është raportuar se është hasur i shtrirë në rrugë një person, njësitë relevante policore dhe një ekip mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes. Personi i lënduar është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin policorë.