Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdes gjyqtarja e Gjykatës Themelores në Prishtinë

Gazeta10
15 June 2023 - 23:12

Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shadije Gërguri, ka vdekur sot.

Gjykata bëri të ditur se 59-vjeçarja vdiq pas një sëmundjeje, ndërsa familjarët e saj i ka ngushëlluar kryetarja e Gjykatës, Albina Shabani.

“Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani Rama shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë miqve të të ndjerës Shadije Gërguri. Gjykata përherë do ta kujtojë gjyqtaren Shadije për punën, profesionalizmin dhe virtytet e larta të saj. Për ditën e varrimit dhe kohën e mbajtjes së Mbledhjes Komemorative, gjykata do të del me një njoftim të radhës”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.