Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes mërgimtari në një aksident derisa po vinte në Kosovë

Gazeta10
30 July 2023 - 22:27

Një mërgimtar ka vdekur në një aksident gjatë rrugës për në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi FC Kosova Regensburg.

Ai ishte veprimtar dhe bartës i shumë sukseseve në organizimin e mërgatës.

“Telegram ngushëllimi familjes Berisha! Me rastin e vdekjes së XHEVDET BERISHA përkrahës dhe dashamir i FC Kosova Regensburg, në aksidentin rrugës për në vendlindje, me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e mikut tonë Xhevdet Berisha , humanistë e veprimtar i shquar e i palodhur i çështjes kombëtare, bartës i shumë sukseseve në organizimin e mërgatës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

“Është kjo një humbje e madhe për Familjen ngase mbetën pa më të dashurin e tyre, humbje e madhe edhe për mërgatën tonë, Komunën e Obiliqit dhe gjithë Kosovën.

“Bashkëndjejmë dhembjen dhe Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinçerta familjes Berisha, mërgatës tonë, miqve dhe të gjithë dashamirëve”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.