
Raportohet se një femër në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit por më pas ka ndërruar jetë.
Sipas raportit policor rasti kishte ndodhur në Suharekë, dhe sipas policisë dyshohet të jetë vdekje e dyshimt, më pas më vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
‘’Suharekë 10.07.2023-17:47. Raportohet se në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit viktima femër kosovare, mirëpo e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion’’, thuhet në raport policor.